Muzeu i qytetit

Muzeu i Suharekës është ndërtuar në vitin 1928, në kohën e Mbreterise Serbo-Kroate-Sllovene (SKS). Në fillimet e para kishte shërbyer si shkollë e ciklit të ulët katër vjeçare, ku mësimi ishte zhvilluar në gjuhën serbe. Si e tillë kishte funksionuar deri në Luftën e Dytë Botërore. Gjatë viteve 1941-1945, për shkak të rrethanave të luftës thuhet se e ka pushuar aktivitetin mësimor. Pas përfundimit të luftës ishte aktivizuar prapë por që tani mësimi zhvillohej në gjuhën shqipe. Kështu kjo shkollë me këtë hapësirë që ka edhe sot ka funksionuar deri në vitin 1960. Më pas afër saj është ndërtuar edhe një pjesë tjetër e shkollës, pasi që nuk kishte mundësi t’i plotësonte nevojat e numrit të madh të nxënësëve si dhe zhvillimit të ciklit më të lartë atë tetë vjeçar. Kjo shkollë fillore rrugëtimin e vet e kishte vazhduar edhe në vitet pasuese duke u rritur edhe më shumë. Gjatë viteve 2006-2007 shkolla përfundoi krejtësisht aktivitetin e saj në këtë objekt. Kjo ndodhi sepse afër tij u ndërtua një objekt tjetër me kushte më të favorshme për të zhvilluar mësimin. Shkolla në fjalë mban emrin “7 Marsi”, siç e ka pasur edhe më herët kur gjendeshin në objektin e parë. Duhet thekësuar se ky institucion arsimor ishte dalluar në dhënien e rezultateve të mira në kuadër të komunës. Pasi që aty kanë dalur dhjetëra kuadra të cilët më pas ishin pjesë e institucioneve të vendit. Prej këtyre viteve pra 2006-2007 deri në vitin 2012 objekti kishte mbetur i boshatisur dhe në prag të shkatërrimit. Paraprakisht në vitin 2001 një grup profesorësh nga lëmia e historisë kishin marrur iniciativë për themelimin e një muzeu në qytetin e Suharekës. Ata ishin: prof.Dr. Jusuf Osmani, mr.Zelije Shala, Nazif Demiraj si dhe shumë të tjerë pas tyre. Në bashkëbisedim me qeverisjen komunale të kohës ku kryetar i saj ishte Ukë Bytyçi morën përkrahje për ta mbështetur një ide të tillë. Në anën tjetër ata kishin arritur të vëjnë kontakte me një nga biznesët më në emër në Suharekë “Hidroterm” që e ka pronar Blerim Kuçin. Ky si dashamirës i trashëgimisë kulturore kishte shprehur dëshirën për ta mbështetur një ide të tillë me mjete materiale për ndërtimin e objektit në rastin e caktimit të lokacionit. Për shkak të mos gjetjes së lokacionit të përshtatshëm kjo ide për momentin pushoi por asesi nuk u lë në harresë. Në vitin 2009, në zgjedhjet lokale në Suharekë, Blerim Kuçi zgjedhet kryetar i komunës dhe gjatë qeverisjes së tij ai e ringrit çështjen e muzeut. Së bashku edhe me persona të tjerë vendosin për themelimin e muzeut të qytetit. Në këtë kohë një delegacion nga vendi i Suedisë e cila ishte Organizata suedeze për trashëgiminë kulturore pakufinj (CHwB) i bën vizitë objektit të shkollës të lënë në gjendje të mjerueshme. Përmes tyre lind ideja se ky objekti që kishte shërbyer si institucion arsimor mund të rindërtohet, rinovohet dhe shndërrohet në muze. Pëlqimi veçse ishte marrur nga strukturat komunale dhe gjithashtu ishte hapur tenderi për rregullimin e tij. Pasi përfunduan punimet u cilësua objekt i përshtatshëm për tu destinuar në formë muzeu. Nga viti 2012 filloi të funksionojë si i tillë, me emrin “Muzeu Edukativ”. Prej asaj kohe deri në verë të vitit 2019 drejtor i muzeut ishte Demir Zekolli, tani më ai gjendet në pension. Kurse nga tetori i vitit 2019 në këtë institucion u emërua drejtor Nazif Demiraj.

Kapak

Argjilë e pjekur, ngjyrë kafe Lartësia: 6 cm Diametri: 9.4 cm Vendgjetja: Reshtan Periudha: Neolit i vonë Muzeu i Suharekës

Rrotulla boshti

Të zbuluara nga gërmimet arkeologjike në Hisar – Suharekë (dimensionet: 4.5 x 5.3; 2.7cm x 3cm; 6cm x 5.8, Muzeu i Suharekës).

Filxhan

Diametri: 6.1cm Lartësia: 3.5 cm Argjilë Vendgjetja: Hisar – Suharekë Periudha: Eneolit Muzeu i Suharekës

Vazo

Vazo bikonike, e pajisur me dy vegjë horizontale. Argjilë e pjekur, ngjyrë kafe e hapur Diametri 6.9 cm Vendgjetja: Hisar – Suharekë Periudha: Eneolit Muzeu i Suharekës

Sëpatë

Sëpatë guri Gjatësia: 15 cm Gjerësia: 5.5 cm Vendgjetja: Hisar – Suharekë Periudha: Eneolit i vonë Muzeu i Suharekës

Shtypës sferik për bluarje

Tri sfera me dimensione 5 cm. dhe ngjyra të ndryshme Vendgjetja: Hisar – Suharekë Periudha: Eneolit Muzeu i Suharekës

Amuletë

Amuletë/Varëse në formë antropomorfe, e brimuar punuar nga materiali i gurit Përmasat: 5.8 x 5.8cm Vendgjetja: Hisar – Suharekë Periudha: Eneolit Muzeu i Suharekës

Amuletë

Amuletë/varëse në formë rrethore, punuar nga materiali i gurit Dimensionet : 8x8 cm Vendgjetja : Hisar – Suharekë (gjetje rasti) Periudha : Eneolit Muzeu i Suharekës

Rruaza nga guri

Rrotulla boshti nga guri, të formave të ndryshme. 1,8cm x 2.3cm . Vendgjetja: Hisar – Suharekë Periudha: Eneolit Muzeu i Suharekës

Varëse prej guri

Amuleta/Varëse prej guri a) 8 x 4.2 cm b) 7.2 x 2.5 cm c) 3.5 x 3 cm. Vendgjetja: Hisar – Suharekë (gjetje rasti) Periudha: Eneolit Muzeu i Suharekës

Amuleta

Amuletë/varëse prei guri në formë rrethore Dimensione të ndryshme Vendgjetja: Hisar – Suharekë (gjetje rasti) Periudha: eneolit Muzeu i Suharekës

Bri dreri

Bri dreri e tejshpuar, e përdorur si thikë, maja është e thyer Vendgjetja: Suharekë Periudha: Eneolit Muzeu i Suharekës

Kockë kafshe

Kockë kafshe e punuar Vendgjetja: Suharekë (gjetje rasti) Periudha: Eneolit Muzeu i Suharekës

Vegla pune nga eshtrat e kafshëve

Pjesë nga bri dreri ë Përmasat: 11.3x 1.9 cm Vendgjetja: Suharekë (gjetje rasti) Periudha: Eneolit Muzeu i Suharekës

Sëpatë

Sëpatë guri e birmuar Gjatësia:7 cm Gjerësia: 6.5 cm Vendgjetja: Stravoçinë (gjetje rasti) Periudha: Bronz Muzeu i Suharekës

Tas njëvegjak

Tas njëvegjak, zbukuruar me thellime vijash të lehta. Argjilë e pjekur, ngjyrë gri të errët Lartësia: 9.8cm. Diametri i grykës: 4.7 cm. Diametri i fundit: 3 cm Vendgjetja: Suharekë Periudha: Hekur

Peshore

Peshore në formë piramide të përmasave të ndryshme. Vendgjetja: Hisar Periudha: Hekur i Vonë Muzeu i Suharekës

Kalem

Kalem për tjerrje Argjilë e pjekur, ngjyrë kafe të hapur Vendgjetja: Hisar Periudha: Hekur i vonë, Muzeu i Suharekës

Fibulë

Fragment fibule nga bronzi Në mes të saj janë të ngjeshur 4 sytha në formë rrethore. Vendgjetja: Hisar Periudha: Hekur, Shek.VII-VI para Krishtit Muzeu i Suharekës

Varëse

Varëse me trup dykonik Vendgjetja: Hisar Periudha:Hekur, Shek.VII-VI para Krishtit Muzeu i Suharekës

Paftë-Pullë bronzi

Pullë bronzi e bimuar (azhuruar) në formë rrethore e përdorur si stoli gjoksi. Vendgjetja: Hisar Periudha : Hekur Muzeu i Suharekës

Fibulë

Fibulë bronzi në formë harkore (Palemtë) Harku i saj me prerje rrethore të veshur ne trup pesë aplikacione të ngjashme në formë disqesh. I mungon pjesa e gjilpërës. Vendgjetja: Hisar Periudha: Hekur, Shek.VI-V para Krishtit Muzeu i Suharekës

Fibulë

Fibulë harkore nga argjendi ne te dy anët me dy koka gjarpri. Ne trup te vendosura aplikacione ne forme te fletave Vendgjetja: Suharekë Periudha: Helenistike Muzeu i Suharekës

Fibulë

Fibulë

Fibulë

Fibulë

Shtatore e një femre

Materiali: Mermer i bardhë Përmasat: 59x38 cm Vendgjetja: Osoja- Suharekë Periudha: Romake Muzeu i Suharekës

Stelë

Stela hynë në mesin e nëntipave të stelave të ashtuquajtura dardane. Fusha e mbishkrimit është e qarkuar me gjethet akanthit të cilat dalin nga kantarosi. Në hapësirën relievore janë të skalitura dy figura femrash, njëra e rritur dhe tjetra e vogël, pra bëhet fjalë për nënë edhe vajzën, ashtu siç e thotë edhe mbishkrimi D(is) M(anibus), Ulp(ia) Mata qu(a)e vixit an(n)is XV Ael(ia) Andia, f ili(a)e meae piisim(a)e po-suit. Monument mbivarror dedikuar Ulpia Mata, e cila kishte jetuar 15 vjet. Për ngritjen e monumentit ishte përkujdesur nëna e saj, Aelia Andina. Vendgjetja: Peqan Periudha: Romake, shek. II-III pas erës sonë Mermer i bardhë Muzeu i Suharekës

Altarë

Materiali: Mermer i bardhë Vendgjetja: Peqan I(ovi)O(ptima)M(aximo) Periudha: Romake, shek. II pas erës sonë Muzeu i Suharekës

Basoreliev

Materiali: mermer i gëlqerëzuar Relievi ka dy fusha ku në njërën fushë është e paraqitur figura e delfinit ndërsa në pjesën e poshtme Viktoria Vendgjetja: Reqan Periudha: Romake

Pjesë arkitrau

Materiali: gur gëlqeror Dekoruar nga dy palmeta të shtrira Vendgjetja: Peqan Periudha: Romake Muzeu i Suharekës

Bllok Guri

Materiali; Përmasat: 68x25 cm Vendgjetja: Peqan Periudha: Romake Muzeu i Suharekës

Element Arkitektonik

Përmasat: gjatësi 1,93 m, gjerësi 0, 50m dhe trashësi 0,32 m. Është punuar prej materiali guri. Vendgjetja: Suharekë Periudha: Romake Muzeu i Suharekës

Kupë

Përmasat: 7 x 4 cm Argjilë e pjekur Vendgjetja: Mushtishtë Periudha: Romake Muzeu i Suharekës

Tullë dyshemeje

Dekoruar në faqen e jashtme me nga tri thellime vijash që formojnë një X. Vendgjetja: Bllacë Periudha: Romake Muzeu i Suharekës

Gurë mokre

Përmasat: 34x35 Vendgjetja: Bllacë Periudha: Romake Muzeu i Suharekës

Fragment i kapitelit jonik

Përmasat: 17x18cm Materiali: Mermer Vendgjetja: Selishtë- Sopi Periudha: Romake Muzeu i Suharekës

Fragment Kapiteli

Kapitel i stilit korintik Merme i bardhë Përmasat; 24x31 cm Vendgjetja: Suharekë Periudha: Romake Muzeu i Suharekës

Bazament shtylle

Përmasat: Baza e shtyllës 65 cm Gjerësi 39.5 cm Lartësia 28 cm Materiali: Mermer Vendgjetja: Studençan Periudha: Romake Muzeu i Suharekës

Kapitel jonik

Përmasat: 29x40x17 cm Materiali: Mermer i bardhë Vendgjetja: Studenqan Periudha: Romake Muzeu i Suharekës

Pitos

Lartësia: 1.46 cm Diametri: 1.30 cm Gryka: 22 cm Vendgjetja: Grejkoc (gjetje rasti) Periudha Romake Koleksioni privat B.K

Monedha

Monedha nga Bronzi, folis dhe gjysmë folis, të zbuluara gjatë punimeve bujqësore. Koleksioni privat i Nuhi Bytyqit

Monedhe e perandorit Hostilian

Aversi : C VAL HOST M QVINTVS CAE. Busti i perandorit pa kurorë djathtas. Reversi : P M S C-OL VIM. Moesia që qëndron në këmbë, mes demit që qëndron djathtas dhe luanit që qëndron majtas, duke shtrirë krahët mbi kokat e tyre. Materiali : Bronz Diametri : 25x26 mm, Pesha : 10 gr. Vendprerja: Viminacium Vendgjetja : Duhël Muzeu i Suharekës

Vathë

Diametri 6.5x2 cm Materiali : Ar Vendgjetja : Kastërc Periudha : Mesjetë e Hershme Koleksioni privat N.B

Unazë bronzi

Diametri: 2.1 cm Materiali: Bronz Vendgjetja: Hisari i Kastërcit Periudha: Mesjetë e Hershme Koleksioni privat N.B

Unaza bronzi

Diametri: 2 cm Materiali: Bronz Periudha: Mesjetë e Hershme Vendgjetja Hisari i Kastërcit Koleksioni privat N.B

Varëse

Varëse qafe nga bronzi në formë kryqi Dimensionet: 5x3 cm Materiali Bronz Vendgjetja: Kastërc Periudha: Mesjetë e hershme Muzeu i Suharekës

Unazë

Unazë bronzi, pjesa e kokës është e ngritur dhe e dekoruar. Anësh kokës gjenden dy pjesë të ngritura të cilët e kalojnë strukturën e sajë. Rrethi i unazës është i zbukuruar me motive florale dhe thellime vijash . Vendgjetja: Kastërc Periudha: Mesjetë Muzeu i Suharekës

Byzylyk

Byzylyk bronzi me formë gjysme rrethore dhe funde të hapura te cilat zgjerohen dhe janë të dekoruara me vrima dhe thellime vijash të shpeshta. Punuar me tekniken e derdhjes. Përmasat: 6 cm Vendgjetja: Peqan Periudha: Mesjetë e Hershme Muzeu i Suharekës

Byzylyk

Byzylyk bronzi në formë rrethore. Punuar nga teli I hollë tri sfera qe kanë shërbyer si dekor. Materiali: Bronz Diametri: 5.5 cm Vendgjetja: Peqan Periudha: Mesjetë e Hershme. Muzeu i Suharekës

Byzylyk

Byzylyk dore nga bronzi të punuar me tela të përdredhur në formë spiraleje. Përmasat: 6x2 cm Materiali: Bronz Vendgjetja: Peqan Periudha: Mesjetë e Hershme Muzeu i Suharekës

Byzylyk

Fragmente te Byzylykëve të punuar nga bronzi të cilët në dy ekstremet përfundojnë me kokë gjarpri Materiali: Bronz Gjatësia: a) 7.5 cm b) 5 cm Materiali: Bronz Vendgjetja: Kastërc Koleksioni privat N.B

Majë Heshte

Materiali: Hekur Përmasat: 8 cm Periudha: Mesjetë e Hershme Vendgjetja: Kastërc Koleksioni privat N.B

Objekt Hekuri, pajisje për kuaj (frerë)

Materiali: Hekur Përmasat: 9 X 3 cm Periudha: Mesjetë e Hershme Vendgjetja: Kastërc Koleksioni privat N.B

Unazë

Materiali : Bronz Përmasat : 2.2 cm Vendgjetja : Luzhnicë Periudha : Mesjetë Koleksioni privat B.K

Unazë

Unazë bronzi e dekoruar me një përkrenare Materiali: Bronz Përmasat: 2 cm Periudha: Mesjetë Vendgjetja: Peqan Muzeu i Suharekës
??
??
??
??
??

Galeria