Bjeshka Mushtishtit

Therandë, Fshati Mushtisht

Mbi fshatin Mushtisht gjendet bjeshka e Gradacit që eshte edhe pjesë e parkut nacional të Sharrit, me dëshmi të ndryshme si vendbanim i lashtë Ilirë/Dardanë. Aty gjendet shpella antike, po ashtu e pasur me drunjë të ndryshme që e bënë të veqant. Të pasura me pyje të shumta halore.

Guri i Dëllocit

Therandë, Fshati Dëlloc

Në këtë lokacion ndodhet një guri i madhe në naltësi mbidetare 1711 m, në të cilën janë gjetur shënja të gdhendura nga periudha e Austro Hungarisë 1875, ku ushtria ka bërë hulumtime të ndryshme. Në bazë të hulumtimeve të ndryshme i njejti ka shërbyer si orë diellore, sepse që nga lindja deri në përfundim të diellit nuk ka objekt tjeteër që e pëngon, prandaj edhe thirrët si “Guri i Dellocit” apo Guri i Diellit. Si lokacioni gjendet në lindje të Suharekës.

Bjeshka e Bukoshit

Therandë, Fshati Bukosh 2

Ndodhet në lartësi mbidetare mbi 1630 m, e cila është e pasur me livadhe dhe kullosa të rrafshta, me diversitet të pasur të florës dhe faunës. Është mjaft atraktive për qëndime ditore dhe vikende.

Bjeshka e Budakovës

Therandë, Budakovë

Është mjaft atraktive për turizëm dimërore (Skijim) dhe verore për pikniqe dhe haking. Ndërlidhet me malet e Jezercit të Komunës së Ferizajit. E pasur me diversitet të kullosave dhe pyjeve malore dhe halore.

Rezervati Rusenicës

Therandë, Mushtisht - Grejkoc

Rezervati natyror i Rusenicës ndodhet në mes bjeshkëve të Grejkocit dhe Mushtishtit, është shumë i pasur me florë dhe faunë. Po ashtu me rrjedha natyrale të ujrave natyralë.

Lisi i Tomicës

Therandë, Në fushat e Osojave

Gjendet një lisë (Ahu), me përmasa dhe perimetër shumë të mëdha. Është atraktive dhe vizitohet nga njerëzit të ndryshëm.

Uji mineral natyral

Therandë, Fshati Reqan

Gjendet burimi i ujit natyral mineral që buron nga toka me vlera shëruese dhe mjeksore. Është atraktive dhe vizitohet nga vizitor të ndryshëm. Atraksioni në fjalë ndodhet në pronësi private.

Maja e bajrakut (pashallarës)

Therandë, Fshati Mushtisht

Maja e Bajrakut që përkthehet si "Shtizë e Mprehtë" ose "Maja e Mprehtë", njihet gjithashtu si Bajraku ("Flamuri"). Kjo maje malore është e vendosur në Shalë të Bajgorës dhe përfaqëson pikën më të lartë jo vetëm në këtë zonë por edhe në jug të Kopaonikut, në pjesën e Kosovës. Ajo arrin një lartësi prej 1789 metra mbi nivelin e detit. Në jug të saj, gjejnë vend fshatrat e mëdha Kaçandolli dhe Bajgora.

Suka e Dermanit

Therandë, Azem Miftari

Suka e Dermanit (1363 m) është nyja hidrografike e Kosovës, ku nga ky vend, ujërat e Kosovës degëzohen në tri pellgje (ujë mbledhës) detar.

Gurra e Gadis

Therandë, Azem Miftari

Gurra e Kadisë mbi Budakovë, ku është edhe vija administrative në mes Regjionit të Prizrenit dhe Ferizajit, e ka ujin rreth 25 ppm, ujë me vlera të pastërtisë prej më të mirëve në krejt Kosovën.

Gallusha (pika 0)

Kufiri Nishor - Semetisht

Lokacioni strategjik i Pikës zero në Gallushë (në mes Semetishtit e Nishorit) (kod i fshehtë i UÇK-së) Ku ka rënë dëshmori Indrit Cara- ushtar Kavaja dhe pak metra më larg edhe dëshmori nga Sllapuzhani - Xhavit Sylaj

P.K. Malet e Sharrit

Therandë, Kosovë

Malet e Sharrit janë vargmale në juglindje të Kosovës dhe në veri-perëndim të Maqedonisë së Veriut, filluar nga afërsia e Prizrenit dhe shtrihen me majat apo thepat në formë piramidale të radhitura njëra pas tjetrë. Populli ilir i quante "majat e sharrës" për ngjashmërinë me thepat e sharrës, duke krijuar figura të njëpasnjëshme në zemër të Ballkanit.

Bjeshka e Grejkocit

Therandë, Fshati Grejkoc

Bjeshka e Grejkocit është një pjesë e komunës së Therandës, e cila shtrihet deri në lartësinë mbidetare prej 2000 metrash, duke përfshirë nenbjeshkën e Kurtishit. Në këtë zonë malore gjenden edhe vila (stane) të bukura alpine, të cilat fshatarët i përdorin për nevojat e tyre dhe si qendër relaksi gjatë pushimeve të tyre.

Galeria