Stadiumi i qytetit

Therandë, Brigada 123

Stadiumi i qytetit Ballkani me kapacitet 2,500 shikues dhe me madhësi: 100x65m gjindet në rrugën Brigada 123. Stadium i cili ka zhvilluar shumë lojëra të ndryshme të klubit të Therandës FC Ballkanit.

Parku i qytetit

Therandë, Brigada 123

Parku i qytetit është një park që shërben si hapësirë për të gjithë, pa dallime. Bujaria e tij përfshin pemë të gjelbëruara dhe lisa të gjata, që i japin një pamje të bukur natyrës. Po ashtu, ofron shumë lojëra për fëmijët. Pranë tij shtrihet edhe lumi Toplluha, i cili rrjedh në afërsi.

Sheshi i qytetit

Therandë, Brigada 123

Sheshi i qytetit ndodhet në qendër të qytetit të Thërandës. Kjo hapësirë përfaqëson një zonë të gjerë ku qytetarët mund të shijojnë një ambient të bukur.

Palestra 13 qershori

Therandë, Luigj Gurakuqi

Palestra 13 Qershori, e vendosur në qytetin e Therandës, është një qendër sportive publike dhe ka një rol kyç në komunitetin sportiv. Ky kompleks sportiv përdoret nga disa klube dhe organizata sportive të qytetit...

Shtëpia e fellbahut

Therandë, Brigada 123

Ky objekt është një simbol i rëndësishëm për ofrimin e shanseve të rinjve dhe fëmijëve të komunës së Suharekës për të shprehur talentin e tyre krijues në fusha të ndryshme të artit dhe kulturës. Ky kompleks është dhuratë nga qyteti i Fellbahut në Baden-Württemberg, Gjermani, i cili ka investuar në ndërtimin e tij në vitin 2000. Me përkushtim të vazhdueshëm, të rinjtë dhe fëmijët pjesëmarrin në projekte krijuese, edukative dhe kulturore në këtë qendër.

Tregu Javor

Therandë, Dëshmorëve

Tregu javor referohet tregtarëve që vijnë për të ofruar dhe blerë produkte dhe mallra të ndryshme si: veshje tradicionale, pajisje shtëpiake, produkte tradicionale, rroba, etj. Ky treg ndodh vetëm të martën.

Sheshi Fadil Vata

Therandë, Brigada 123

Sheshi Fadil Vata është një shesh i vjetër i ndërtuar para sheshit tjetër. Ky shesh ndodhet në pjesën e poshtme të qytetit dhe disponon hapësira gjelbëruese si dhe hapsira për ecje.

Shtëpia Kulturës U.B

Therandë, Brigada 123

Shtëpia e Kulturës "Uke Bytyqi" është një projekt ambicioz dhe i shumëpritur që po krijohet në qytetin e Therandës. Ky objekt do të shërbejë si një qendër e pasur kulturore, duke ofruar një gamë të gjerë aktivitetesh dhe shërbimeve për komunitetin lokal.

Shtigjet e ecjes

Therandë, Dëshmorëve

Shtigjet e ecjes në komunën e Therandës shërbejnë si një burim i përshtatshëm për të gjithë vizitorët. Këto shtigje janë të përdorshme për një gamë të gjerë aktivitetesh, duke përfshirë ecjen, vrapimin, bicikletën, si dhe për organizimin e aktiviteteve shoqërore, duke ofruar pjesë ulëse dhe skare pranë.

Bibloteka e qytetit

Therandë, Xhavit Bajraktari

Biblioteka e qytetit të Therandës është institucion kulturor, edukues e informues që grumbullon, pasuron, përpunon, ruan dhe jep në huazim koleksionet e veta nga fushat e ndryshme të krijimtarisë dhe të veprimtarisë intelektuale.

Galeria