Xhamia Gazë Mehmed P

Kjo xhami është ndërtuar në shekullin XVI sipas të dhënave gojore nga hoxhallaret. Materiali që kishte mbetur nga ndërtimi i Xhamisë Bajrakliu në Prizren ishte sjell në fshatin Leshan dhe ishte ndërtuar kjo Xhami, i tërë investimi ishte nga Turqia. Në atë periudhë Xhamia ishte më e vogel, trashësia e murëve të saj është nga 60-80 cm, Xhami në përdhes përbëhet nga hajati dhe pjesa ku falen, kati parë është pjesa ku falen gjinia femrore, dhe hapsira e kthines ku ngjitesh në minare. sipas të dhënave gojore pjesa e hajatit me kthinen lartë janë shtuar më vonë, në Eksterier pjesen e shtuar e vrejm në foto tek plasaritja e murit. Rritja, apo zgjerimi i Xhamisë është bërë rreth një shekulli. Në vitin 1978 është vendosur fasada e cila nga atëhere e ruan origjinalitetin e saj. Ndërsa në vitin 1993 nga një erë e fortë shkatrrohet Minaria e kësaj Xhamie dhe me pas bëhet restaurimi i saj, në vitin 2018 qytetin e Suharekës me fshatra e kaplojn vershimet, fatëkeqësisht edhe kjo Xhami ishte vershuar nga reshjet me një lartësi prej 1 meter. Rinovimet jo të mëdha janë bërë nga komuna e Suharekës. Pjesa më interesante e kësaj Xhamie është enterieri i saj, e pikturar me rrathë të ngjyrave të ndryshme. Po ashtu në oborrin e kësaj Xhamie është varri i një gruaje e cila ishte përkujdesur vazhdimisht për këtë Xhami. Në këtë Xhami kanë shërbyer Hoxhallar të dy familje i cili tanimë Hoxha që e drejton këtë Xhami i takon brezit të gjashtë të një familje Hoxhallare, ndërsa viteve më heret kanë shërbyer babë e bir Hoxhallar nga familja M.Kryeziu. Ky objekt i trashëgimisë fetare-kulturore është nën mbrojtje të shtetit.

Responsive Image Slider | With Manual Buttons and Autoplay Navigation Visibility
??
??
??
??
??

Galeria