Tuma Ilire në Gjinoc

Tuma e Gjinocit (kodërvarr ilir) paraqet një rast të rrallë në Kosovë të një tume me përmasa gjigante, me diametër 84 metra në drejtimin lindje-perëndim dhe 73 metra në orientimin veri-jug. Tuma ka një lartësi prej gati dhjetë metrash dhe akoma nuk është hulumtuar. Megjithatë, për nga dimensionet, forma e punuar, lartësia dhe vendndodhja e saj, më siguri duhet të datohet nga periudha e zhvilluar e hekurit të lashtësisë dardane dhe me gjasë i përket ndonjë familjeje me ndikim dhe status të lartë shoqëror. Ky monument mortor gjendet më pak se dyqind metra në krahun e majtë të rrugës Suharekë-Prizren.

Responsive Image Slider | With Manual Buttons and Autoplay Navigation Visibility
??
??
??
??
??

Galeria