Stadiumi i qytetit

Stadiumi i qytetit Ballkani me kapacitet 2,500 shikues dhe me madhësi: 100x65m gjindet në rrugën Brigada 123. Stadium i cili ka zhvilluar shumë lojëra të ndryshme të klubit të Therandës FC Ballkanit. Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani i themeluar në vitin 1947, atë kohë si KF Rinia, ekipi nga Suhareka, derisa 5 vjet më vonë nis garat zyrtare në Kosovë. Në vitin 1965, klubin e merr për ta financuar gjiganti industrial, Fabrika për prodhimin e Gomës – Ballkani, duke e emëruar edhe klubin me këtë emër, të cilin e mban edhe sot. Skuadra suharekase ishte prej të parave që u largua nga sistemi i garave në ish Jugosllavi, për t’iu bashkuar ekipeve shqiptare që braktisën kampionatet, derisa ndeshjen e parë të kampionatit të pavarur të Kosovës, e zhvillon ndaj Lirisë së Prizrenit, më 14 shtator 1991. Ballkani në sezonin e parë të pasluftës në Kosovë, bie nga Superliga, për t’u pasuar me një decade shumë të vështirë organizative e financiare, madje duke përfunduar edhe në Ligën e Dytë, si niveli i tretë i garave në futboll. Skuadra nga Suhareka arrin që në vitin 2010 të rikthehet në Superligë, por aventura e tyre nuk do të zgjaste shumë, pasi në ndeshjen e barazhit ndaj Lepencit, të zhvilluar në Mitrovicë, humb 1-0, duke u kthyer sërish në Ligën e Parë. Në vitin sezonin 2016/17, gjiganti i ndërtimtarisë “Cima Constraction” bëhet pronar i klubit suharekas, duke ndërtuar një projekt të qartë funksionimi, çka vetëm pas një viti, rikthen Ballkanin në Superligë. Edicioni i parë pas rikthimit e gjeti ekipin nga Suhareka duke luftuar për të mbetur në ligë, psai tek në xhiron e fundit siguron pikët e mbijetesës, kurse vetëm në vitin tjetër, Ballkani lufton për titullin kampion, të cilin e humb krejt në fund, sikurse edhe finalen e Kupës së Kosovës. Pretendent për titull ishin edhe në edicionin vijues, ku sërish nuk ia dalin të kurorëzohen me trofe, poashtu edhe larg garave evropiane. Sezoni 2021/2022 do të shënonte kluminacionin në historinë e këtij klubi, pasi shpallen kampion të Superligës së Kosovës, për herë të parë. Ky epitet, i mundësoi Ballkanit të garojë në kompeticione evropiane, ku pas eliminimit në Ligën e Kampionëve nga lituanezët e Zalgiris, suharekasit vazhdojnë në kualifikimet e Ligës së Konferencës, nga raundi i dytë, të cilin e kalojnë pa ndonjë problem, me rezultat të përgjithshëm 10 – 0 nga dy takimet me skuadrën nga San Marino, La Fiorita. Në rrethin e tretë të këtij kompeticioni, kampioni i Kosovës ndeshet me atë të Ishujve Farore, Fc Klaksvik. Ndeshjen e parë në Prishtinë e fiton 3-2, për ta humbur të dytën 2-1. Pas ekzekutimit të penalltive, Ballkani shënon suksesin më të madh të ndonjë ekipi kosovar në Evropë, duke siguruar PlayOff-in. Në këtë fazë, ekipi nga Suhareka përballet me Shkupin, skuadër të cilën e mposht në 2 ndeshje, 2-1 në Shkup dhe 1-0 në Prishtinë, për ta hapur një faqe të re të historisë së futbollit të Kosovës, si ekipi i vetëm që bën do të përfaqësohet në grupet e një kompeticioni evropian. Në fazën e grupeve, BALLKANI fillimisht mori pikën historike ndaj Clujit në ndeshjen e parë. Në ndeshjen e dytë sërish shfaqi një performancë fantastike në Çeki ndaj Slavia Pragës, kurse 3 pikët historike i arriti në duelin e tretë, ku në Turqi triumfoi 4-3 ndaj Sivasporit. Në janar të vitit 2023, BALLKANI fitoi për herë të parë Superkupën shtetërore, duke mposhtur Llapin 10, për ta mbrojtur më pas titullin kampion. Triumfi në Superligë, i hapi rrugë sukseseve të reja historike. BALLKANI bëhet skuadra e parë kosovare që arrin të shënoj fitore në një ndeshje të rrethit kualifikues në Ligën e kampionëve, pasi mposhti kampionin e Bullgarisë, Ludogorets, 2-0 në Prishtinë. Ndonëse u eliminua nga bullgarët pas dy ndeshjeve, BALLKANI e përsëriti suksesin duke i kapur sërish grupet e Ligës së Konferencës së Evropës, pasi eliminoi Fc Larne, Fc Lincoln Red Imps dhe Bate Borisov.

Responsive Image Slider | With Manual Buttons and Autoplay Navigation Visibility
??
??
??
??
??

Galeria