Shtigjet e ecjes

Shtigjet e ecjes në komunën e Therandës shërbejnë si një burim i përshtatshëm për të gjithë vizitorët. Këto shtigje janë të përdorshme për një gamë të gjerë aktivitetesh, duke përfshirë ecjen, vrapimin, bicikletën, si dhe për organizimin e aktiviteteve shoqërore, duke ofruar pjesë ulëse dhe skare pranë. Ambienti në shtigjet e ecjes është kryesisht me ajër të pastërt, i mbjellë me gjelbërim dhe lisë të gjatë, duke krijuar një mjedis tërheqës. Fusha e poshtme është mbuluar me bar, duke përfshirë një rrugicë me pllaka të betonit për të lehtësuar ecjen. Kjo përbërje e ambientit siguron një përvojë të bukur natyrore dhe një mjedis të favorshëm për aktivitete sportive dhe rekreative.

Responsive Image Slider | With Manual Buttons and Autoplay Navigation Visibility
??
??
??
??
??

Galeria