Shpella heremite

Ndodhet në bjeshkët e fshatit Mushtisht në brendësi të një shkëmbi, duke formuar një shpellë që ka shërbyer për heremitë, me një bazament guri pa motive dekorative, por me një strukturë tipike për jetën heremite. Mendohet se i takon periudhës paleokristiane, por është përdorur në kohët më të vona si strehimore për heremitë. Vetë ky emertim vjen nga gjuha greke e vjetër "eremos", që do të thotë vend i papërdorur ose shkretëtirë. Në këtë vend kanë jetuar individë të izoluar nga pjesa e shoqërisë, shpesh si një formë e ndëshkimit apo vetëndëshkimit, sipas traditave të krishtera, veçanërisht benediktianët që praktikonin këtë mënyrë të jetesës. Karakteristika e këtij objekti është se nuk ka asnjë simbolikë fetare, e cila është një tipar i strehimoreve heremite, të cilët përpiqen të shfajësohen përmes një jete të vështirë dhe me vetëmohim.

Responsive Image Slider | With Manual Buttons and Autoplay Navigation Visibility
??
??
??
??
??

Galeria