Kisha Shen Gjergjit

Kisha e Shën Gjergjit në Reçan është një monument i trashëgimisë kulturore në Reçan, Therandë, Kosovë. Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik". Kisha e Shën Gjergjit gjendet në fshatin Reçanë të Suharekës. Për kohën e ndërtimit të kishës nuk ka informata të sakta, por supozohet se i takon shekullit XIV. Objekti në fjalë ka qenë me dimensione të vogla me bazë në formë të kryqit, mbi të cilin ngrihej kupola tetëkëndëshe. Muret deri në parapet kanë qenë të ndërtuara me gurë lumi, pjesa e epërme me gurë shtufe të lidhur me llaç gëlqeror. Kulmi ka qenë i mbuluar me rrasa guri. Nga objekti kanë mbetur vetëm rrënoja gurësh.

Responsive Image Slider | With Manual Buttons and Autoplay Navigation Visibility
??
??
??
??
??

Galeria