Bjeshka e Grejkocit

Bjeshka e Grejkocit është një pjesë e komunës së Therandës, e cila shtrihet deri në lartësinë mbidetare prej 2000 metrash, duke përfshirë nenbjeshkën e Kurtishit. Në këtë zonë malore gjenden edhe vila (stane) të bukura alpine, të cilat fshatarët i përdorin për nevojat e tyre dhe si qendër relaksi gjatë pushimeve të tyre. Ambienti në Bjeshkën e Grejkocit është i mahnitshëm, me ajër të pastër dhe gjelbërim të pasur me lisë, pisha, dhe të tjera. Gjatë hulumtimeve të fshatarëve në këtë bjeshkë, janë zbuluar lloje të ndryshme të kafshëve si ujq, kaprolla, arinj, dhe të tjera. Një nga kafshët më specifike që gjendet në këto troje shqiptare dhe po përballet me rrezikun e zhdukjes është "Reqebulli", i cili është identifikuar përmes kamerave kurth. Në periudhën e mëparshme, Bjeshka e Grejkocit ka qenë burim i rëndësishëm për fshatarët, duke shfrytëzuar këtë zonë për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë. Stane të vjetra ende gjenden me lokacion dhe dëshmi të punimeve të mëparshme për mbjelljen e produkteve të ndryshme. Kjo bjeshkë ofron një eksperiencë të paharrueshme për të gjithë vizitorët nga e gjithë bota, duke përfshirë pikën e fluturimit, e cila është një ndër destinacionet më të njohura për sportet e fluturimit. Kjo pikë fluturimi vizitohet nga shumë sportistë të paraglajdingut nga vende të ndryshme si Zvicra, Suedia, etj. Rruga drejt Bjeshkës së Grejkocit është në kushte të mira dhe e shtruar me asfalt, duke e bërë aksesin në këtë zonë të malit të lehtë për të arritur. Ky infrastrukturë e përmirëson eksperiencën e udhëtimit dhe lejon vizitorët të shijojnë bukurinë natyrore të Bjeshkës së Grejkocit në mënyrë të sigurt dhe të rehatshme.

Responsive Image Slider | With Manual Buttons and Autoplay Navigation Visibility
??
??
??
??
??

Galeria