TRADITAT

Historikisht Theranda është njohur edhe nga autorët antik historian si vend i rrushit. Në Therandë banorët kanë filluar kultivimin e hardhisë së rrushit që nga kohërat e lashta. Ndërsa plantacionet e vreshtave datojnë që nga vitet e 60-ta të shekullit të kaluar. Aktualisht në komunën e Therandës janë të mbjellura rreth 650 hektar vreshtë që japin një produkt me cilësi tepër kualitative dhe me përbërje të lartë të sheqerit në rrushin e prodhuar në to.

Kjo ka bërë që rajoni i Suharekës të jetë vendprodhim i verërave cilësore gjë që kanë qenë të njohur për dy lloj verash, verën e rrushit dhe verën e prodhuar nga mjalti që në shkrimet e autorëve antik njihet me emrin “Sabaja”, ndërsa vetkultivimi i rrushit është një zanat tradiconal i qindra bujqëve të kësaj treve. Shijimi i verërëve dhe rakisë së prodhuesve vendas është një kënaqësi e veqantë dhe kjo falë kualitetit të tij dhe llojllojshmërisë së prodhimit të rrushit në vreshtat e këtueshme.

Komuna e Therandës specifikohet edhe me produktet tradicionale bujqësore. Në këtë mes zë vënd të veqant rajoni i fshatrave të Krushices dhe Budakoves të Nishorit dhe të Semetishtit për prodhimin e dardhave që janë për nga lloji unikate në Kosovë. Produkti i tyre ka dhënë edhe fruta me një aromë të veqant sikurse edhe tipi i pjeshkave që merr aromë bazuar në llojin e dheut ku është kultivuar. Amviset që nga koha e lashtë kanë nxjerrë produkte nga këto pemë si pekmez e reqelna të llojeve të ndryshme. Një karakteristikë tjetër për komunen e Therandës ka qenë edhe perimet sidomos në rojonet me toka të plleshme siq janë Studenqani, Reshtani, Leshani e Terrnja, në veqanti me lakrat dhe speca e domate. Këto produkte janë tani më të njohura në tërë Kosovën me veqantit e tyre aromizuese.

Galeria