Vraniqi

Ky vendbanim gjendet rreth 12 km në juglindje të Therandës dhe karakterizohet kryesisht si një vendbanim i shpërndarë. I pozicionuar në një luginë, është vendi ku bashkohen Lumi i Madh dhe Lumi i Vogël. Fshati përbëhet kryesisht nga këto lagje: Muça, Kolgeci, Basha, Matoshi, Loshi, Rraçi, Shehu etj. Disa nga mikrotoponimet më të njohura përfshijnë: Gradina, Çuka, Gurët e Qarë, Kojbija, Vorret e Krushqve, Krojet e Krojzve, Firaja, Zallina, Kroi i Keq, Varreza e Mortajës etj. Vendbanimi i vjetër shtrihet në juglindje të fshatit, në zonën e quajtur Gradina. Gjatë zbulimeve në Qafë të Gradinës, janë gjetur dy gurë mulliri. Në një largësi prej 2 km në lindje të fshatit, janë zbuluar tjegulla, tulla dhe materiale të tjera. Ka qenë interesante për të shënuar përbërjen e gurit të gjetur, i cili ka formatën e gurit të mullirit, por në masë më të vogël. Ekziston një histori e lashtë edhe në pjesën verilindore, ku kishin qenë stane të fshatit. Në dokumente historike ky vendbanim përmendet që në vitin 1348 në një dokument ku është dhuruar manastirit të shenjëtorëve Mihal e Gabriel pranë Prizrenit. Një regjistrim tjetër i tij daton që nga viti 1465 tek Libri i kujtimeve të manastirit të Shën Trinës në Mushtishti. Në defterin kadastral të Sanxhakut të Shkodrës në vitin 1485, i varur nga Peja, ka qenë regjistruar me 10 shtëpi dhe 1 beqar. Me emrin Ivranik është i regjistruar në dokumentet e Vilajetit të Kosovës në vitet 1893 (1311h), 1896 (1314 h), dhe 1900 (1318 h). Shumë banorë janë shpërngulur në qendrat komunale si Theranda, Prizreni, Pirana dhe Mirosalë e Ferizajt. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe masakrës së Tivarit, disa banorë të këtij vendbanimi kanë pësuar. Shënimet statistikore tregojnë një rritje të popullsisë: Në vitin 1913 - 474 banorë Në vitin 1918 - 59 shtëpi shqiptare me 522 banorë Sipas regjistrimit të vitit 1921 - 64 shtëpi me 648 banorë Në vitin 1928 - 65 shtëpi me 596 banorë Në vitin 1943, lagjja e tij Llugaxhia si një vendbanim i veçantë kishte 20 shtëpi me 169 banorë Në vitin 1948 - 106 shtëpi me 791 banorë Në vitin 1953 - 129 shtëpi me 889 banorë Në vitin 1961 - 137 shtëpi me 1039 banorë (1030 shqiptarë, 1 serb, 8 të tjerë) Në vitin 1971 - 159 shtëpi me 1423 banorë (1421 shqiptarë, 2 të tjerë) Në vitin 1981 - 192 shtëpi me 1775 banorë shqiptarë Para konfliktit të viteve 1998-99, ky vendbanim kishte 280 shtëpi me rreth 2500 banorë shqiptarë. Gjatë agresionit, 272 shtëpi u dogjën (98% e fshatit), si dhe raportohet se 21 banorë u vranë. Më 3 dhe 21 maj 1999, popullsia u detyrua të largohet me dhunë nga fshati.

1
1
1
1
1
1

Galeria