Vërsheci

Ky vendbanim kodrinor-malor shtrihet rreth 8 km në verilindje të Therandës, duke u vendosur në një luginë të gjatë dhe të gjërë. Fshati është i ndarë në tre lagje të veçanta: Dakajt, Brahimsmajlt dhe Tigjojt. Mikrotoponimet më të njohura përfshijnë: Reka e Dautit, Arat e Thingijve, Reka e Laknave, Ara Maskodre, Rezina, Kroni i Demës, Kodra e Madhe, Shullani, Loma e Dodës, Shpati i Mulës, Rrahi i Dodës, Shtupat etj. Në pjesën juglindore të fshatit, në vendin Fusha e Thingijve, evidentohen gjurmë të themeleve të shtëpive, gurë, tjegulla dhe tulla që tregojnë se aty dikur ka pasur një vendbanim. Në zonën Vrella e Thingillit gjenden varreza të vjetra krishtere me rrasa të mëdha me kryqe. Në këtë fshat ruhen themelet e kullës së Legatës, e cila përfshin edhe burimin më të vjetër të fshatit. Nuk disponojmë shënime të sakta se kur është themeluar ky vendbanim. Në legjendat e përkatësisht në historinë orale të fshatit, thuhet se banorët e parë janë shpërngulur në fshatin Çarravik të Klinës. Dhe kur u ndërtua shtëpia e parë e familjes Daka në këtë fshat, ato familje janë shpërngulur në Çarravik. Me emrin Virshefçe është i regjistruar në dokumentet e Vilajetit të Kosovës në vitet 1893 (1311 h), 1896 (1314 h) dhe 1900 (1318 h). Sa i përket popullsisë, ky vendbanim i vogël ka pasur historinë e tij të zhvillimit si vijon: Rreth vitit 1879 - 3 shtëpi shqiptare; Në vitin 1913 - 78 banorë; Në vitin 1918 - 9 shtëpi shqiptare me 71 banorë; Në vitin 1921 - 9 shtëpi me 78 banorë; Në vitin 1948 - 13 shtëpi me 113 banorë; Në vitin 1953 - 16 shtëpi me 135 banorë; Në vitin 1961 - 19 shtëpi me 154 banorë shqiptarë; Në vitin 1971 - 19 shtëpi me 181 banorë shqiptarë; Në vitin 1981 - 16 shtëpi me 159 banorë shqiptarë. Para agresionit serb në vitet 1998-99, ky vendbanim kishte 24 familje me rreth 214 banorë shqiptarë. Gjatë agresionit, u dogjën dhe u shkatërruan 13 shtëpi të fshatit, dhe u raportuan 2 viktima civile. Popullsia u detyrua të largohet nga fshati. Sipas të dhënave të Kuvendit Komunal në vitin 2000, numri i banorëve ishte 280.

1
1
1
1
1
1

Galeria