Studenqani

Vendbanimi shtrihet rreth 6 km në perëndim të Therandës. Është një vendbanim i tipit të grumbulluar në formë të zgjatur në një luginë. Konsiderohet si një vendbanim i madh në të cilin shumë gurra të forta janë pjesë e peisazhit. Sipërfaqja totale e këtij vendbanimi është 1097 hektarë, 54 ari, dhe 15 metra katrorë. Në këtë vendbanim sot jetojnë kryesisht këto familje: Krasniqi, Gashi, Bytyçi, Gega, Kabashi, Berisha, Sopi, Zyrapi, Jasharaj etj. Mikrotoponimet më karakteristike përfshijnë: Tijavica, Grapi, Planabër-da, Buçalla, Ridi, Livadhe, Beluha etj. Ky vendbanim është i lashtë, i datës iliro-dardane. Në zonën e këtij vendbanimi janë zbuluar shumë mbeturina të objekteve ndërtimore dhe materiale tjera arkeologjike. Nga ky vendbanim është gjetur një pllakë mermeri me një reliev që paraqet dy kalorë të periudhës antike. Gjatë gjurmimeve arkeologjike te Ura e Reshtanit në dalje të këtij vendbanimi janë gjetur vegla të yjetra pune të kohës ilire, një mull për bluarjen e drithit, si dhe një mull kafeje. Një artefakt i rëndësishëm i kohës romake, një pitos i madh, gjendet në një shtëpi në këtë vendbanim. Në mes të fshatit, një grumbull dheut sugjeron ekzistencën e një kishe katolike, me disa rrasa guri që tregojnë varreza. Konsiderohet se katundi i vjetër ka qenë në vendin e quajtur Beluha, mbi Gurrën e Reshtanit. Emri

1
1
1
1
1
1

Galeria