Stravuqina

Vendbanimi shtrihet rreth 8 km në verilindje të Therandës. Është një vendbanim i tipit kodrinoro-malor, ku shtëpitë janë ndërtuar në zonat e kodrave dhe të luginave. Sipërfaqja totale e këtij vendbanimi është 226 hektarë, 80 ari, dhe 40 metra. Lagjet kryesore janë: Hysenaj, Shabani, Ukaj, Haziraj etj. Në afërsi të fshatit, rreth 1,5 km në veri, ekzistojnë gjurmët e një vendbanimi të vjetër që ishte njohur nga administrata serbe me emrin Starasella - Fshati i Vjetër. Në këtë vend, janë gjetur eshtra të dorës me bylyzyk prej bakri dhe varreza me eshtra të gjata, të cilat, siç thuhet, janë marrë dhe dërguar në Muzeun e Shkupit. Po ashtu, ka pasur gjurmë të vendbanimit edhe në pjesën jugore të fshatit, pranë lumit, siç dëshmojnë gjurmët e varrezave dhe themelet e shtëpive. Në dokumentet e shkruara nuk ka emërtime të qarta për këtë vendbanim. Pleqtë e fshatit pohojnë se ky vendbanim është i hershëm dhe ekziston qysh në kohën e ekzistencës së fshatit Delloc dhe Papaz. Sipas tyre, fshati i sotëm fillimisht kishte vetëm 4 shtëpi të katër vëllezërve të ardhur nga Greqia. Ata ishin dëbuar me dhunë nga vendi i tyre dhe për një kohë kishin qëndruar pranë Kukësit, pastaj ishin larguar dhe ishin vendosur këtu. Emri

1
1
1
1
1
1

Galeria