Sallagrazhda

Shtrihet rreth 6-7 km në juglindje të Therandës. Është një vendbanim i tipit të grumbulluar, me karakteristikat fushore. Në këtë vendbanim sot jetojnë kryesisht familje si Bullakaj, Tunaj, Markaj, Gjonaj, Vataj, Gegaj, Sopaj etj. Zona e vjetër është pikërisht ajo pjesa ku tani është qendra e fshatit. Atje janë gjetur skelete me dimensione të mëdha, si dhe stola. Gjurmët e një kishe të vjetër iliro-romake ruhen ende në këtë zonë, por më vonë u rindërtua dhe u përvetësua nga serbët. Mikrotoponimet më karakteristike përfshijnë: Te Lisat e Dedës, Shelgjet e Memës, Rapufat, Kroni i Thanës etj. Sipas fjalëve të përhapura me gojë, në pjesën lumore të fshatit, kishte tenda të ndërtuara për ujitje dhe disa familje të shtërnguluara nga zonat tjera, duke kaluar atje, vendosën të ndërtojnë shtëpitë e tyre. Emri Qrevograzhdë është përmendur në hartën e perandorit Dushan të vitit 1348 dhe në Librin e kujtimeve të manastirit të Shën Trinës afër Mushtishtit, i cili ka qenë aktiv që nga viti 1465. Kjo zonë është regjistruar në një hartë austriake të vitit 1689 me emrin Belograzda. Sipas studimeve të J. Cvijiqit, banorët e parë serbë erdhën para 200 vjetëve nga Bullgaria, ndërsa disa u vendosën më vonë, rreth 100 vite më parë, nga Siriniqi, Mushtishti dhe Dvorani. Këto familje përfshijnë Llaziq, Jankoviq, Kërstiq etj. Në dokumentacionin e Kishës së Zymit, që daton që nga viti 1842, kjo zonë është regjistruar. Me emrin Selograje ose Sellograzhda, ky vendbanim është i përmendur në sallnamet e Vilajetit të Kosovës në vitet 1893 (1311 h), 1896 (1314 h) dhe 1900 (1318 h). Kulla e Dedë Shabanit ishte simbol i rezistencës së kësaj ane kundër pushtuesve të ndryshëm. Popullsia ishte nën presion, veçanërisht gjatë periudhës së sundimit osman. Në vitin 1956, gjatë një aksioni të armatosur, disa persona janë maltretuar. Nga ky vendbanim, 3 familje janë shpërngulur në Zagreb të Kroacisë dhe një familje në Vojvodinë. Shënimet statistikore: Rreth vitit 1879, kishte 26 shtëpi (20 shqiptare të krishterë, 6 serbe). Në fund të shek. XIX - kishte 60 shtëpi. Në vitin 1905 - ishin 17 shtëpi shqiptare dhe 7 serbe. Në vitin 1913 - kishte 376 banorë. Në vitin 1918 - kishte 29 shtëpi me 294 banorë (11 shtëpi shqiptare myslimane me 106 banorë, 10 shtëpi shqiptare katolike me 96 banorë dhe 8 shtëpi serbe me 92 banorë). Sipas regjistrimit të vitit 1921 - kishte 30 shtëpi me 279 banorë. Në vitin 1948 - kishte 51 shtëpi me 503 banorë. Në vitin 1953 - kishte 70 shtëpi me 553 banorë. Në vitin 1961 - kishte 72 shtëpi me 646 banorë (423 shqiptarë, 222 serbë, 1 të tjerë). Në vitin 1971 - kishte 85 shtëpi me 819 banorë (690 shqiptarë, 125 serbë, 1 malazez, 3 të tjerë). Në vitin 1981 - kishte 108 shtëpi me 1030 banorë (986 shqiptarë, 44 serbë). Para agresionit serb të vitit 1998-99, ky fshat kishte 175 shtëpi me 1750 banorë shqiptarë të besimit myslimanë dhe katolik, si dhe një familje serbe me 2 anëtarë. Në këtë periudhë, 10 shtëpi u dogjën, shkolla u shkatërrua dhe pjesa e dokumentacionit të saj u zhduk. Në fshat ishin strehuar mbi 3000 banorë nga zonat tjera si Gjinoci, Arrishta (Vraniqi), Budakova, Theranda etj. Disa familje ikën në Shqipëri. Kisha katolike shqiptare e fshatit u shkatërrua. Nga ky fshat u vranë 3 persona civile dhe u shkatërrua edhe kisha ortodokse.

1
1
1
1
1
1

Galeria