Papazi

Shtrihet rreth 10 km në lindje të Therandës. Është një vendbanim i vogël i shpërndarë. Mikrotoponimet më karakteristike: Kroni i Nikës, Ara e Lahit, Laki, Lisi i Priftit, Ara te Kiyqi, Varri i Grudës, Varre te Garrat, Graçinjevë, Rudina, Rrahi i Bibës, Lama e Beqollit etj. Konsiderohet si një prej fshatrave më të vjetra në këtë rajon. Kjo dëshmohet nga varret e lashta, të cilat mbajnë shenja të vjetra, dhe autorët e tyre nuk janë i njohur. Varrezat paraqesin struktura të vjetra me vizatime si figura njerëzore, enë gati të ngjashme me kazanë, si dhe shenja me shkronja latine, të cilat tregojnë karakteristikat e kulturës ilire. Në pjesën përfundimtare të fshatit, pranë varreve të lashta, ndodhet një gur i madh i quajtur "Guri i Gatë". Aty, banorët më parë kanë praktikuar lëvdatje para këtij guri, e cila në traditën e tyre ishte e ndërlidhur me një formë të kishës.

1
1
1
1
1
1

Galeria