Nishori

Shtrihet rreth 11 km në veriperëndim të Therandës. Është vendbanim kodrinoro-malor, i tipit të shpërndarë. Vendbanimi është i ndarë në disa lagje të cilat janë larg njëra tjetrës, siç janë: Smakaj, Brahaj, Hasanaj, Demaj, Bullaku, Nezaj, Kadrijaj, Përzhaku, Projaku etj. Mikrotoponimet më karakteristike: Sodovina, Shullaja, Gallusha, Fanxhet, Prroni i Keq, Latica, Gajraku, Shkoza, Rrethet, Kroni i Fshatit, Varri i Babgjyshit, Arat e Liqenil, Varret e Mortajës, Hurdhat, Shpella e Hallës Halime, etj. Sipërfaqja: 1087 ha, 72 ari, 90 met. Në bazë të gjurmëve arkeologjike, mund të supozohet se së bashku me fshatin e afërt Kostërc është një prej vendbanimeve të yjetra iliro-dardane. Afër këtij lokaliteti gjendet vendbanimi i vjetër i quajtur Hisari, që mund të llogarisim në kuadrin e fshatit Kostërc. Pothuajse në tërë lokalitetin e këtij vendbanimi ka dëshmi të kulturës materiale të lashtë. Me emrin Vinishor është i regjistruar në kartën mesjetare 1313-18. Pastaj, në një burim sllav rreth vitit 1454 përmendet fshati Vnishof, mbase kemi të bëjmë me Nishorin e sotëm. Në regjistrin kadastral osman të vitit 1485 përmendet me emrin Noshal me 13 shtëpi, 3 beqarë e 1 e vejë. Ndërsa, me emrin Noqshor përmendet në defterin kadastral të Sanxhakut të Prizrenit të vitit 1591 dhe kishte 9 shtëpi e bashtina e 3 beqarë. Në defterin kadastral të Sanxhakut të Prizrenit të vitit 1591 është regjistruar edhe lagjja e sotme Brashanca, me emrin Bratishic, e cila ishte e pabanuar. Në një relacion të arqipeshkv Pjetër Karagiqit të vitit 1725, shkruan se në Prizren famullitar dhe misionar apostolik është studenti i Kolegjit Ilirik të Loretos, don Pjetër Bytyçi. Këtij misioni i takon edhe fshati Nisciori me 4 shtëpi me 9 anëtarë besimtarë të krishterë. Me emrin Nishor është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h). Më 21 shkurt të vitit 1913 gjatë çarmatimit të popullsisë nga pushteti serb dhe rezistencës nga fshatarët, u vranë të gjithë meshkujt e moshës madhore, kurse fshati u rrënua me topa, të vendosur në Llatca të Gallushës, 42 meshkuj u pushkatuan në një vend dhe 4 të tjerë u gjetën nëpër kodra. Para se të djegeshin shtëpitë, u plaçkit çdo gjë në fshat. Fshati Nishor që kishte 60 shtëpi, u plaçkitë tërë pasuria, fshati u bë rrafsh me tokë nga bombardimet me topa. Ploja e Nishorit zgjerohet edhe në Kastra. Disa ushtarë shkojnë në këtë fshat e plaçkitin, provokojnë fshatarët, kërkojnë lira, dhe pastaj vrasin disa persona dhe djegur disa shtëpi. Në këtë kohë, Komandanti i Armatës III në hyrje të urdhërit të tij nr. 1776, datë 28 shkurt 1913, të dhënë prefekturave të qarqeve, komandantëve të divizioneve dhe komandantit të garnizonit të Gjakovës, thekson se tek

1
1
1
1
1
1

Galeria