Mushtishti

Ky vendbanim shtrihet rreth 10 km në juglindje të Therandës dhe është vendosur rrëzë malit të Sharrit në një luginë. Konsiderohet një prej fshatrave më të mëdhenj në Kosovë. Dy lumenjtë që kalojnë nëpër fshat janë quajtur Lumi i Bardhë dhe Lumi i Zi bazuar në ngjyrën e gurëve të shtratit të tyre. Familjet e njohura të këtij vendbanimi përfshijnë Shalën, Bytyqin (Demiri, Xhemajliu, Mala, Jemini, Hamitaga, Basha, Aliu, Haliti, Avdylaga dhe Hamiti), Kabashin (Abazi, Mustafa, Ibrahimi, Emurllahu, Haliti, Halitjaha), Sopën (Osmani, Tahiri, Salihu, Sadiku dhe Behluli), Gashin, Krasniqin, Jakupin, Zeçirin, Fejzën, Selimin, Ajazin, Hamzën, Muharremin, Hoxhën, Bajramin dhe Durmishin. Mikrotoponimet më karakteristike përfshijnë emra si Guri i Përgjakun, Rabnagora, Kryqi, Maja e Zezë, Tuma, Gradaca, Livadicet e Epërme, Livadicet e Poshtme, Tri Koritat, Nëntë Koritat, Maja e Bajrakut, Qafa e Sefcit, bllata e Qajes, Selerzhamiku, Guri i Musës, Prroni i Thatë, Vrella, Mali i Bilallit, Maqurishte, Gradina, Uji i Verdhë, Sdlillat, Buzhiçeva, Ledina e Gatë, Qukarku, Zavoj, Matozi, Presedeli, Konaku i Fanës, Presllopi, Guri i Hortit, Tropi, Bigori, Lluki, Llokme, Qeshmja e Feratit, Ara e Selimit, Vllasen, Zhagi i Trent, Bashqet, Nekopbane, Koçishtet, Balka, Selzarnik, Bjeshka e Çajës, Guri i Zi, Guri i Bubrrecit, Ashta e Keçe, Nerezina, Leshica, Buka, Llazi, Guri Gatë, Trashevina, Romnishte, Gryka e Rusincës, Ploshe, Ormni, Shirinat, Braneshi, Arat mi Dubovë, Padeshi, Rrafshi i Ufllave dhe shumë të tjera. Sipas traditës, Mushtishti është vlerësuar si një vendbanim i lashtë. Ka legjendat se banorët e këtij fshati kanë qenë kultivues të hardhisë së rrushit, duke e bërë të njohur fshatin për prodhimin e parë të verës (mushtës), që ka sjellë edhe emrin e tij - Mushtisht. Ka teori tjera që flasin për lashtësinë e këtij vendbanimi dhe të arkeologjisë së tij. Megjithatë, ka periudha në histori ku popullsia ka pësuar zbrazje nga ekspeditat ushtarake ose sëmundje epidemike. Pas kësaj periudhe, njerëzit u rikthyen dhe pozita gjeografike e fshatit bëri që shumë njerëz të interesoheshin për këtë vendbanim. Në këtë kuptim, emri i tij ka qenë objekt i shqetësimit të popullatës që pyeste: a u

1
1
1
1
1
1

Galeria