Leshani

Shtrihet rreth 5 km në jugperëndim të Therandës, brenda luginës me të njëjtin emër. Është një vendbanim i grumbulluar. Sipërfaqja: 742 ha, 70 ari, 77 m. Familjet e këtij vendbanimi janë: Kryeziu, Krasniqi, Gashi, Kabashi, Bytyçi, Elshani, Berisha, Avdyli, Kodra, Kotorri, Buzhala, Papaj, Ramadani, Gjogaj etj. Mikrotoponimet më karakteristike përfshijnë: Rrezina, Pojata, Kalldërmi, Gerbishtë, Gurinë, Te Jazi, Syderek, Resula Shtepelan, Magjarka, Mali i Kiqes, Te Lisi i Madh, Te Mullini, Te Udha e Shk-upit, Te Bregu, Tishina, Tershevina, Te Baraki, Sixhivina, Bunarishtë, Samarishtë etj. Nuk janë kryer asnjëherë gërmime arkeologjike në lokalitetin e këtij fshati. Megjithatë, në vendet si: Bunarishtë, Samarishtet, Varrezat dhe disa lokale të tjera, gjatë punëve të tokës janë zbuluar enë të vjetra prej dheu, votra të zjarrit, eshtra të njerëzve, si dhe gjurmë të themeleve të shtëpive etj. Këto zbulime dëshmojnë për lashtësinë e këtij vendbanimi. Ka dhe rrëfime që fletin për një burim të fuqishëm që më vonë u mbyll. Gjithashtu, janë gjetur gurë të gdhendur mbi drunj dhe gjësende të tjera. Ky fshat është përmendur në dokumente të vjetra siç është në karta të perandorit Dushan të vitit 1348. Pastaj, në një dokument arkivor të vitit 1454 përmenden banorët e këtij fshati, si dhe në Librin e kujtimeve të manastirit të Shën Trinës afër Mushtishtit, i cili ka filluar të mbahet prej vitit 1465. Në hartën austriake të vitit 1689, ky vendbanim është regjistruar me emrin Leshanje. Historiku i shkollës fillore të këtij fshati tregon:

1
1
1
1
1
1

Galeria