Krushica e P

Shtrihet rreth 8 km në lindje të qendrës komunale së Therandës. Është një vendbanim i shpërndarë ku jetojnë familjet Maliqi, Jasharaj dhe Selmanukaj. Dy familjet e fundit kanë ardhur nga Budakova, ku kanë gjetur strehim tek familja Jashari. Shënimet statistikore për popullsinë ishin si vijon: Në vitin 1961 kishte 31 shtëpi me 253 banorë (250 shqiptarë, 3 të tjerë). Në vitin 1971 - ishin 40 shtëpi me 344 banorë shqiptarë. Në vitin 1981 - regjistroheshin 50 shtëpi me 436 banorë shqiptarë. Para agresionit serb në vitet 1998/99, fshati kishte 112 shtëpi me 742 banorë shqiptarë. Si pasojë e sulmeve barbare serbe, u dogjën 109 shtëpi banimi dhe objekte tjera ndihmëse dhe ekonomike. Në këtë periudhë, 3 banorë (1 dëshmor dhe 2 civilë) humbën jetën. Popullata u detyrua të largohet nga fshati në korrik të vitit 1998. Disa gjetën strehim në fshatra të tjera, ndërsa shumica u dëbuan në Shqipëri.

1
1
1
1
1
1

Galeria