Krushica e E

Shtrihet rreth 13 km në lindje të qendrës komunale së Therandës, mbi fshatin Budakovë, që mund të konsiderohet edhe si pjesë e tij. Është një vendbanim i shpërndarë, ku jeton familja Kadrijaj. Shënimet statistikore për popullsinë ishin si vijon: Në vitin 1961 kishte 19 shtëpi me 158 banorë shqiptarë. Në vitin 1971 ishin 19 shtëpi me 175 banorë shqiptarë. Në vitin 1981 regjistroheshin 20 shtëpi me 231 banorë shqiptarë. Para agresionit serb, Dardhishta e Epërme kishte rreth 34 shtëpi me 350 banorë. Si pasoje e agresionit serb, u dogjën dhe u shkatërruan 28 shtëpi dhe objekte tjera ndihmëse dhe ekonomike. Gjatë kësaj periudhe, nga ky vendbanim humbën jetën 3 persona. Popullata u detyrua të largohet nga fshati.

1
1
1
1
1
1

Galeria