Kastërci

Ky vendbanim sot shtrihet rreth 11 km në veri të Therandës. Është një vendbanim i vendosur në një kodër të ngritur, i tipit të grumbulluar. Banorët e sotëm të fshatit janë të gjithë nga fiset Bytyç. Mikrotoponimet më karakteristike janë: Hisari, Kroni i Gjorës, Kroni i Thanës, Brija, Kroni i Arrës, Lugu i Kroit të Arrës, Arat e Oelës, Guri i Qobanit, Guri i Mrizeye, Fshisat, Lugu i Kronit të Gjorës, Lugu i Kërshit, Livadhet e Danës, Arat Ner Guri, Roga e Osmanit, Vneshtat e Kullës, Zallinat, Kroni i Maliqit, Arat e Demë Rekës, Vrella e Madhe, Vrella e Vogël, Gallusha, Grapi, Hurdha, dhe të tjera. Sipërfaqja totale e këtij vendbanimi është 286 ha, 75 ari, 71 metra katrorë. Ky vendbanim është i lashtë, me rënjë ilire-dardane. Gërmadha të qytetit gjenden në pjesën e ngritur të fshatit, në anën perëndimore. Këtu gjendet Hisari i Kastërcit, ku gjatë gërmimeve arkeologjike janë gjetur vegla pune, stoli ari, monedha, fibula, dhe objekte të tjera. Kastërci ishte vend i rëndësishëm strategjik, duke u pozicionuar në rrugën që lidhte Prizrenin me Therandën (Suharekën), duke kaluar përmes rrjedhës së lumit të Semitishtit drejt lugines së Mirushës dhe Llapushës së sotme. Shkrimtarët antikë e quajtën këtë kalërisht ilire me emra si oppidum dhe castellum, prej nga rrjedh edhe emri i sotëm i vendbanimit. Ky vendbanim është përmendur në dokumente të kohës së Stefan Nemanjës, në vitin 1198, kur ai

1
1
1
1
1
1

Galeria