Gjinoci

Shtrihet rreth 5 km në jug të Therandës. Është vendbanim fushor i tipit të grumbulluar, përveç disa shtëpive që janë mjaft larg njëra-tjetrës. Lagjet - Familjet: Haxhiaj, Haziraj, Hajdaraj, Hamzaj, Muharreinaj, Sallahaj, Zenelaj, Zeçiri, Berisha, Rexhepaj, Asllani, Seferaj, Alijaj, Gashi, Maksutaj, Neziraj etj. Mikrotoponimet më karakteristike: Tuma, Maxherci, Llocia, Zabeli i Sylejman Agës, Lluga e Asllan Agës, Livadhet e Gata, Luga e Puninit, Pazhiku, Oborvishta, Arat e Kuqe, Arat ner Drum, Livadhet e Verdlia, Livadhet e Buta, Drumi i Gjakovës, Udha e Shkupit, Arat te Brodi, Zabeli i Mehmetit, Zakuta, Zabeli i Qavave, Arrnica, Reka e Thatë, Tarazhda etj. Është vendbanim i vjetër shqiptar. Gjinoci i hershëm ishte me afër rrugës kryesore Prizren-Therandë. Nga aty janë tërhequr më lart ku është sot Gjinoci për shkak të burimeve të ujit. Në afërsi të fshatit, afër lumit Sopi, te Gjinoci i Vogël (Topliçani, që e pagëzuan kolonët serbë) është një kodër që quhet Tume. Aty më herët janë gjetur dëshmi materiale iliro-dardane. Megjithatë, nuk janë bërë gjurmime arkeologjike. Toponimi me rëndësi është vendi, ara të punuara që e quajnë Magjerc në jugperëndim të fshatit. Mendohet se aty ka qenë vendbanimi i hershëm Magjerci. Megjithatë, ky toponim më tepër i takon fshatit Gelancë. Në pjesën veri-jug të fshatit të quajtur Llucia ka qene një kishë e vjetër ilire. Aty tani janë gurë të varreve dhe gurë të themeleve, eshtra të dimenzioneve të mëdha, unaza etj. Emri i kësaj katunde - Arbashki katun Ginovcl del të përmendet më 1348 në një krisobulë të mbretit Stefan Dushanit i cili, me të themeluar të manastirit të shenjtarëve Mihal dhe Gabriel në Prizren, i dhuronte me këtë krisobulë prona, midis të cilave edhe fshatin, Gjinocin e sotëm. Pra, me rëndësi është të përmendet se fshati Gjinofc i kohës së Dushanit ishte katund shqiptarësh, gjë që mund të shihet nga teksti i vet krisobulës në të cilën thuhet:

1
1
1
1
1
1

Galeria